Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Vedat Muriqi rezulton pozitiv me Covid-19! Në rrezik prezenca e tij kundër Maqedonisë së Veriut

Sport  |  21.09.2020 Ora 13:56   
Lazio konfirmoi se nënshkrimin e ri Vedat Muriqi ka dalë pozitiv për koronavirus dhe pritet të mbetet jashtë deri në mes të tetorit.

Reprezentuesi kosovar u transferua në Lazio nga Fenebahce këtë muaj dhe Aquile, sipas La Gazzetta dello Sport, konfirmoi se ai ishte pozitiv për COVID-19.

Sulmuesi i ri “Biancocelesti” iu nënshtrua testit për Covid-19 në Turqi, ku ishte kthyer për t’i përfunduar dokumentet për transferimin e tij nga Fenerbahce.

Muriqi, i cili kreu ekzaminimet e tij mjekësore në Romë javën e kaluar, është në izolim dhe është asimptomatik.

Debutimi i tij në Serie A do të shtyhet, por La Gazzetta dello Sport ka zbuluar se sulmuesi aktualisht është duke u shëruar nga një dëmtim i tendosjes.

Lojtari nuk pritet të jetë në dispozicion për Simone Inzaghi deri në muajin e ardhshëm./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing