Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Cineplexx me mbi 3.5 milionë euro humbje që nga mbyllja në muajin mars të këtij viti

Film  |  21.09.2020 Ora 13:46   
Sot, në emisionin “Prishtina Live” me Perparim Namanin që transmetohet nga e hëna deri në të premtën, mysafir ka qenë menaxheri i sekorit të marketingut, Dëfrim Puka. 

Cineplexx tash e gjashtë muaj vazhdon të jetë e mbyllur si pasojë e masave të marra Anti-Covid nga Qeveria e Kosovës, dhe kjo ka shkaktuar jo pak probleme për kinemanë më të vizituar në vend.

Në intervistën e dhënë për emisionin “PrishtinaLive”, Puka është shprehur se rreth 45 puntorë kanë mbetur pa punë dhe i gjithë funksioni që mund ta bëjnë këto kohë, është që të qëndrojnë aktiv në rrjetet sociale deri në momentin që kinematë do të hapen.

“Para tre javësh janë zhvilluar takime mes neve dhe Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe Institutin IKSHPK ku e kemi prezantuar protokollin e cila do të ndërmerret në rast se hapet kinemaja Cineplexx. Në protokoll parashihet shitja e biletave online, që është një risi ku është krijuar aplikacioni për telefon dhe shmang kontaktin me persona tjerë, poashtu nuk do të ketë rradhë para arkave dhe qytetarët do të jenë në distancë me dy karrige nga njëri tjetri kur jane duke shikuar filmin. Kinemaja do të punojë me 30% të kapaciteteve të saj”, ka cituar ndër të tjera Dëfrim Puka.



Humbjet e kinemasë Cineplexx gjatë këtyre gjashtë muajve të fundit ka arritur vlerën e 3.5 milion eurove, dhe kjo shifër është shqetësuese për kinemanë në fjalë dhe të gjithë sektorin kinematografisë.

Kinematë rajonale dhe botërore kanë filluar që dy muaj të punojnë me funksion të plotë, gjithmonë duke u përshtatur rekomandimeve të secilit shtet përkatës. Vetëm Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova ende nuk kanë lëvizur në këtë drejtim.
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing