Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FC Prishtina merr rezultatin e testeve për COVID-19

Sport  |  07.08.2020 Ora 11:43   
Shtatë pjesëtarë të klubit  futbollit Prishtina kanë rezultuar pozitivë për koronavirus.

FC Prishtina dje mbrëmë ka pranuar rezultatin e testeve nga IKSHPK dhe nga 34 të testuar, pozitiv kanë dalë shtatë sosh, tre futbollistë, njëri prej tyre 17 vjeç dhe katër anëtarë të stafit të ekipit. FC Prishtina e priste një rezultat të tillë dhe ky testim i duhej që skuadra të ishte sa më e sigurt para ndeshjeve të Evropës. Të gjithë të infektuarit nuk kanë simptome të theksuara dhe nuk kanë udhëtuar me skuadrën në Istog ku sot në mëngjes mbajti seancën e parë stërvitore.

Të infektuarit pritet të ritestohen sërish pas pak ditësh, sepse konsiderohet që të gjithë janë në fund të procesit të infektimit dhe afër shërimit të plotë.

Skuadra do t'i vazhdojë përgatitjet në fushën e Istogut deri më 17-18 gusht, deri sa kundërshtarin në ndeshjen paraeliminatore e mëson më 9 gusht, kurse ndeshjen e zhvillon me 20 gusht varësisht shortit.

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing