Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Real Madridi "optimistë" se Kylian Mbappe nuk do të nënshkruajë me PSG

Sport  |  16.07.2020 Ora 18:15   
Real Madrid raportohet se shpresonë të nënshkruaj me yllin e Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe verën e ardhshme.

Fituesi i Kupës së Botës është lidhur shpesh me një transferim në Bernabeu me shefin e Realit Zinedine Zidane një admirues afatgjatë i sulmuesit.

Reali është optimistë që Mbappe nuk do të nënshkruajë një marrëveshje të re me kampionët francezë, sipas Marca-s.

Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në verën e vitit 2022, që do të thotë se nëse ai nuk vendos stilolaps në letër me kushte të reja, ai mund të largohet nga klubi falas atë vit.

Prandaj, Realit thuhet se shpresonë se mund ta kapin atë me një çmim potencialisht më të lirë në afatin e transferimit veror në 2021 me rrezikun që PSG të mos rrezikoj ta humbasë atë për asgjë vitin e ardhshëm.

Mbappe, i cili bëri transferimin në PSG për 166 milion dollarë në 2017, ka shënuar 90 gola në 120 ndeshje në kryeqytetin francez.

21-vjeçari ka thënë verën e kaluar se ai është i hapur për 'një projekt të ri' larg nga Parc des Princes.

Zidane ka thënë më parë se është i vetëdijshëm se është  ëndërr ’e Mbappe për të luajtur për gjigantët e LaLiga.

Reali mund të kurorëzohet kampion i ligës të enjten në mbrëmje nëse ata sigurojnë fitoren ndaj Villarreal në shtëpi./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing