Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

CILËSIA E UJIT PËR PIJE NË KOSOVË DHE NË RAJONIN E PRISHTINËS

Të Tjera  |  23.06.2020 Ora 20:51   
Bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bëra në laboratoret e Institutit Kombëtar të gjithë parametrat kimik dhe baktyeriologjik rezultojnë mbrenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, UA 16/2012.
Në bazë të parametrave të analizuar uji nga ujësjellësi është brenda standardeve të parapara për ujin e pijshëm.
Analiza e ujit bëhet çdo ditë në përputhshmëri me standardet e parapara me UA16/2012 dhe DWD 98/83/EC. Në kohën e pandemisë, monitorimi është sforcuar si nga ana e Qendrës për monitorim të ujit në IKSHPK ashtu edhe në monitorimin operativ në Kompanitë Rajonale të Ujit.
Ditëve të fundit kemi pasur reshje të shtuara në disa rajone të Kosovës dhe komunës së Prishtinës, është shkaktuar ngritje e nivelit të ujit në disa lumenjë të Kosovës dhe liqej akumulues.vKëto sasira nuk kanë shkaktuar vërshime (pos në disa fshatra të Komunës së Podujevës), por kanë ngritur nivelin e liqejve akumulues ku kanë përmirësur furnizimin me ujë të rajonit të Prishtinës përmes KRU “Prishtina”.
IKSHPK do të vazhdojë me monitorimin e cilësisë së ujit për pije sipas kompetencave ligjore në fuqi me përgjegjësi të lartë profesionale.
Situata epidemiologjike është në kontrollë të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja.

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing