Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rrahmani: 'Napoli ka ambicie'

Sport  |  01.06.2020 Ora 15:17   
Mbrojtësi i Hellas Verona, Amir Rrahmani kishte oferta të shumta, por ai shpjegon pse zgjodhi të bashkohej me Napolin. "Ata kanë ambicien të shkojnë deri në fund në të gjitha garat".

Dokumentet për marrëveshjen prej 14 milion euro janë bërë në janar, por ai u la te Verona me hua deri në fund të sezonit.

"Unë e pranoj, nuk e prisja të merrja interes nga Verona kur arrita për herë të parë, pasi isha në negociata me klube në vendet e tjera, por posa u shfaq mundësia e një transferimi në Itali, unë refuzova gjithçka tjetër, " tha ai për Corriere dello Sport.

"E dija që vetëm Seria A mund të më lejonte të provoja atë që mund të bëja me të vërtetë. Ishte njësoj me Napolin, trajneri Ivan Juric foli me mua përpara se të firmosja dhe doja një premtim se do të jepja të njëjtin nivel të performancës. Unë mendoj se kam mbajtur fjalën time, pasi qasja ime e vetme ndaj futbollit është profesionalizmi total.

"Unë kujdesem për Veronën, por pata këtë mundësi të bashkohem me Napolin, një ekip që ka ambicie të shkoj në të gjitha garat deri në fund. E kapa me të dy duart, por pa harruar mirënjohjen për klubin që më ndihmoi të arrija në këtë pikë ”./radioplus
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing