Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Yjet e filmit “Contagion” ribashkohen për një seri këshillash për publikun lidhur me Covid -19 (VIDEO)

Film  |  27.03.2020 Ora 20:52   
Yjet e filmit “Contagion” të vitit 2011, një film ky I cili tregon për një virus I cili shpërndahet në kohë shumë të shpejtë nga Hong Kong-u e deri në SHBA, janë ribashkuar, për të dhënë një seri njoftimesh me këshilla për publikun e gjerë, lidhur me Covid -19.

Matt Damon, Lurence Fishburne, Kate Winslet dhe Jennifer Ehle, janë bashkuar me shkencëtarë të Universitetit Columbia, pikërisht shkollën Mailman për Shëndetin Publik, për të bërë të mundur që të shpërndajnë video, me këshilla dhe mesazhe të rëndësishme.

“Pastroni duart sikur nga kjo të varej jeta juaj” – thotë aktorja Winslet duke vazhduar më tutje se “Cdo njeri nga ne, mund të preket, pa marrë parasysh moshën apo etnicitetin” .

Ndërkohë në anën tjetër  Matt Damon I cili në film luan një njeri imun ndaj virusit vdekje-prures, ka thënë se “Ai ishte film, kjo është jetë reale, nuk kam asnjë arsye të besoj se jam imun ndaj Covid -19. Ashtu nuk duhet të besoni edhe ju” – ka thënë ndër të tjera Matt në videon e tij./radioplus/








 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing