Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Nicola McLean- “Caroline Flack nuk ishte mirë dhe ajo shihej qartë”

Të Tjera  |  18.02.2020 Ora 9:48   
Një ndër shoqet më të mira të preznetueses së famshme Caroline flack, e cila I dha fund jetës së saj në moshën 40 vjec, ka thënë në një intervistë të fundit se Caroline nuk ndjehej mirë, dhe ajo punë ishte e qartë.

Nicola McLean ka thënë se Caroline, u kishte dërguar sms shoqërisë së saj të ngushtë një ditë para vetëvrasjes, duke u bërë të ditur se ajo ishte e trishtuar. Nicola ndër të tjera ka treguar se Caroline, u kishte dërguar story në Instagram vetëm një numri të caktuar të njerëzve, duke shkruar “Sad”.

“Ndonjëherë dukej sikur ishte më mirë, kështu u ndjenim edhe ne, ajo shkoi në LA, dhe kur u kthye dukej më mirë më pozitive. Dhe kur e pash atë story I shkruva, më tha se ishte e trishtuar, ajo ishte ashtu me të vërtetë.

Ajo donte të ishte me Lewis , donte që akuzat të binin, ajo ndjente se gjithë kjo ishte e padrejtë”- ka thënë ndër të tjera shoqja e Caroline Flack, Nicola McLean.

Caroline Flack ishte një ndër prezentueset më të kërkuara në Britani të Madhe, ajo u vetëvra të shtunën e datën 15 në shtëpinë e saj në Londër, në moshën 40 vjec./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing