Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Grabitës të armatosur marrin qindra rrolle me letra toaleti në Hong Kong

Të Tjera  |  17.02.2020 Ora 11:58   
Grabitës të armatosur në Hong Kong kanë vjedhë me qindra rrolle me letër toaleti, të cilat kapin një vlerë prej 130 dollarëve. Rolletë e letrave të toaletit aktualisht janë në mungesë ne Hong Kong, për shkak se janë bërë blerje të shumta, nga paniku që kaploi njerëzit për shkak të koronavirusit.

Kështu burra me thika kanë bërë grabitjen e tyre në një super market, ka bërë të ditur policia. Sipas një raporti bëhet fjalë për rreth 600 rrolle të letrave të toaletit të vjedhura.

Megjithatë në Hong Kong apo Kinë në përgjithësi nuk janë vetëm letrat higjienike që janë në mungesë, atje edhe produktet shtëpiake dhe ushqimore  si orizi, makaronat dhe gjërat për pastrim janë në mungesë.

Ndërsa maskat për fytyrë si dhe sapunë të duarve janë pothuajse të pamundura të gjinden, pasi njerëzit po përpiqen të mbrohen nga koronavirusi, I cili tashmë ka marrë më shumë se 1.700 jetë./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Të Tjera

Marketing