Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
UEFA ka gjobitur Fenerbahçe me 10 milionë euro pas hetimeve për shkelje të rregullave të Fair Play Financiar dhe manipulime të dyshuara në deklarimin e pagave të lojtarëve.
Sipas raportimeve, në qendër të hetimit kanë qenë kontratat e disa emrave të njohur, përfshirë Kerem Aktürkoğlu, Milan Škriniar, Diego Carlos dhe trajnerin José Mourinho.
UEFA dyshon se Fenerbahçe ka raportuar paga shumë më të ulëta nga ato reale, sidomos në rastin e Aktürkoğlu, për të shmangur kufizimet financiare dhe detyrimet tatimore. Sipas mediave turke, në dokumentet zyrtare lojtari ishte regjistruar me një pagë simbolike, ndërsa pjesa tjetër e pagesave dyshohet se është maskuar përmes marrëveshjeve të sponsorizimit dhe të drejtave të imazhit.
Klubi turk u përpoq të justifikonte pagesat përmes sponsorizimeve të biznesmenit Hakan Safi, por UEFA arriti në përfundimin se shpenzimet reale tejkalonin limitet e lejuara.
Sipas raportimeve, e gjithë aventura financiare me Aktürkoğlu mund t’i kushtojë Fenerbahçes mbi 60 milionë euro, duke përfshirë tarifën e transferimit, pagat, gjobën dhe humbjet sportive e financiare të lidhura me eliminimin nga UEFA Champions League.