Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Autoritetet në Kolumbia kanë miratuar një plan për eliminimin e deri në 80 hipopotamëve që jetojnë të lirë në natyrë, duke i konsideruar ata kërcënim për komunitetet lokale dhe ekosistemin.
Këta hipopotamë janë pasardhës të katër individëve të sjellë në vitet 1980 nga trafikanti i njohur Pablo Escobar, i cili kishte krijuar një kopsht zoologjik privat në pronën e tij Hacienda Nápoles. Sot, popullsia e tyre ka arritur në rreth 170 dhe është zgjeruar në zona të reja.
Sipas Ministrisë së Mjedisit, përpjekjet e mëparshme si sterilizimi apo zhvendosja kanë qenë të kushtueshme dhe joefektive. Autoritetet theksojnë se ndërhyrja është e domosdoshme për të mbrojtur biodiversitetin dhe sigurinë e banorëve.
Megjithatë, vendimi ka nxitur reagime nga aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, të cilët e cilësojnë këtë masë si të ashpër dhe kërkojnë alternativa më humane për menaxhimin e situatës.