Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sia ka adoptuar një djalë

Muzikë  |  14.01.2020 Ora 11:57   
Ajo zakonisht ka performuar me paruke, të cilat ishin të gjata edhe nga ana e përparme e fytyrës, duke I mbuluar asaj krejtësisht fytyrën. Këtë Sia e bënte për të mos u njohur nga askush, meqë me fytyrë hapur ajo donte të dilte për të mos e njohur askush.

Tashmë 44 vjece Sia ka treguar se ka adoptuar një djalë dhe se nuk ka qëllime për ndonjë lidhje- martesë, kështu që mendon se tërë jetën ajo do të qëndroj “beqare”.

Sia numëron disa lidhje të dështuara, ajo në vitin 1997 u shpërngul në Londër për të qenë me të dashurin e saj të asaj kohë Dan Pontifex, por ai ndërroi jetë në një udhëtim në Tailand gjatë një aksidenti me makinë. Kështu në vitin 2001 albumin e saj “Healing is Difficult” Sia shprehi të gjitha ndjenjat për këtë humbje.

Ndërsa tek në vitin 2007 ajo bëri të ditur se ishte futur thellë në droga duke menduar se ato do të shpëtojë atë nga vuajtja për të dashurin e ndjerë. Këngëtarja ishte martuar në vitin 2014 me Erik Anders Lang, por u ndanë në 2016-tën. Ndërsa tani ajo ka bërë të ditur se Diplo një ndër 5 meshkujt që e tërheqin atë seksualisht, dhe se ajo I ka shkruajtur atij që nëse është I interesuar për sex, ajo është do të jetë aty, por se ka vendosur të jetë beqare për tërë jetën.

Në anën tjetër lidhur me adoptimin e një djali nga këngëtarja ende nuk dihet se kush është ai, sa vjec dhe ku e adoptoi./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Muzikë

Marketing