Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Amber Heard tani në lidhje më Bianca Butti

Film  |  14.01.2020 Ora 11:08   
Aktorja Amber Heard qysh prej ndarjes nga aktori Johnny Depp në vitin 2016-të, numëron disa lidhje me meshkuj të ndryshëm të botës së të pasurve, kryesisht.

Ajo pati një ndarje jo të mirë me aktorin Depp, meqë ajo e akuzonte për dhunë fizike e psiqike dhe kjo qështje vazhdon të sillet ende nëpër gjykata. Ndërsa dje në California,  Amber është parë teksa puthej me një kineaste të njohur të quajtur Bianca Butti.

Në fakt kjo nuk la gojëhapur askënd, meqë Amber shumë shpesh ka potencuar hapur për seksualitetin e  saj. Në anën tjetër kineastja Bianca është dy herë e diagnostifikuar me kancer të gjirit, në vitin 2015 dhe 2019.

Amber Heard bëri bujë të madhe me  lidhjen me bossin e Tesla, Elon Musk, me të cilin u ndanë dhe bashkuan disa herë deri në vitin 2018, ndërsa Elon tashmë do të bëhet baba për herë të parë nga lidhja e tij me këngëtaren Kanadeze, Grimes. /radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing