Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Varësia e Barcelonës nga Messi vazhdon në El Clasico

Sport  |  19.12.2019 Ora 13:46   
Për të dytë ndeshjen radhazi, Lionel Messi dhe Barcelona nuk ishin në gjendje të merrnin tre pikë.

Ajo që u bë e qartë përsëri, sidoqoftë, është besimi i tyre te Messi. Sigurisht, Argjentinasi është lojtari më i mirë në botë dhe do të mbante peshë në çdo skuadër, kështu që një varësi e shëndetshme nga ai do të ishte e mirë për Barcelonën, ​​por jo në atë nivel që është aktualisht.

Nëse i shikojmë rezultatet këtë sezon, është e qartë se nëse Messi nuk shënon, Barcelona ngec.

Përveç ndeshjes kundër Levante-s, në të cilën ai shënoi një penallti, të gjitha lojërat në të cilat Barcelona ka humbur pikë kanë një gjë të përbashkët: Messi nuk shënoi.

Barcelona humbi në Bilbao dhe në Granada, dhe barazoi me Osasunën, Slavia Pragën, Real Sociedadin dhe Real Madridin, ku Messi nuk shënoi kundër asnjërit prej tyre.

Është një shenjë e qartë se diçka nuk është në rregull. Edhe në Clasico, rreziku i vetëm që ata krijuan erdhi nga Messi.

Por edhe nëse Nr.10 ka një ditë të tij, ai nuk ndihmohet nga shokët e tij të skuadrës: Luis Suarez, Antoine Griezmann, Frenkie de Jong dhe Sergi Roberto duhet të ofrojnë më shumë katalanasve.

Real Madrid i dha fund Clasico-s duke u përforcuar. Jo vetëm se ata barazuan në Camp Nou, por për shkak të performancës që ata treguan.

Plani i Barcelonës ishte i kufizuar në dhënien e topit te Messi duke shpresuar se ai do të gjente një zgjidhje.

Varësia e tyre nga Messi është shumë ekstreme./radioplus/
 

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing