Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

10 albumet më të mira të vitit 2025, sipas Rolling Stone

Muzikë  |  04.12.2025 Ora 21:10   

 
Bota e muzikës bëri lëvizje të papritura gjatë këtij viti. Albume të rinj, interesantë, rikthime të befta surprizuan publikun, ndërsa Lady Gaga solli kaos dhe energji të re në albumin e saj, Rosalía na prezantoi me një kryevepër përmes seksit dhe spiritualitetit, si dhe Bad Bunny rrugëtoi përmes kohës dhe hapësirës.

Më poshtë, 10 albumet më të mira të vitit:  

Bad Bunny – “Debí Tirar Más Fotos”

Në albumin e tij të gjashtë, “Debí Tirar Más Fotos”, Bad Bunny i çon dëgjuesit në një rikthim triumfues në vendlindje me 17 këngë që përshkojnë mozaikun e pasur të zhanreve të Porto Rikos. Është një projekt autokton, plot gëzim dhe i freskët, ku Bad Bunny merr momentet më të mira nga “Un Verano Sin Ti” dhe i teston kufijtë e zërit të tij vazhdimisht eksperimental drejt territoreve të paeksploruara të muzikës folk portorikane dhe salsës.

Lady Gaga – “Mayhem”
Në prag të publikimit të albumit të fundit të Lady Gaga-s, “Mayhem”, kishte shumë diskutime rreth rikthimit të saj te rrënjët dhe identiteti. Për Little Monsters, kishte kaluar shumë kohë, ama erdhi momenti që prisnin! Gaga duket më autentike se kurrë që nga fillimi e deri në fund të këtij albumi, teksa përqafon dhe zhvillon tingujt e saj thelbësorë.

Në një nga albumet më ambicioze dhe më të larmishme në aspektin zanor të karrierës së saj, ajo ndërthur Nine Inch Nails, David Boëie, Prince dhe talentin dhe muzën e saj gjatë periudhës “Fame Monster”.

Rosalía – “LUX”

“Lux” tingëllon kaq unik dhe praktikisht, si asgjë tjetër që kemi dëgjuar deri më sot! Pikërisht kjo mungesë e respektit për rregullat e bën albumin një “tronditje për sistemin”. Në thelb, albumi triumfon sepse çdo këngë është menduar thellë dhe ndjerë fuqishëm, duke u lidhur me idetë e mëdha rreth asaj se çfarë po bëjmë të gjithë në jetën tonë. Rosalía përballet me dhimbjen dhe humbjen, zemërimin dhe pikëllimin, seksin dhe dëshirën, dashurinë dhe adhurimin, ndërsa përpiqet të kuptojë më mirë se kush është, si dashuron dhe cilat forca shpirtërore e udhëheqin.

Dijon – “Baby”

Muzika e Dijon ka një lidhje elastike me kohën dhe vendin, duke pluskuar mes epokave, zhanreve dhe gjendjeve shpirtërore, si dhe duke krijuar diçka po aq trashendente sa edhe e njohur. Gjatë gjithë albumit të tij të dytë, fragmente tingujsh të zhanreve të ndryshme, shfaqen si rreze drite që thyejnë monotoninë e muzikës së sotme.

“Baby” mund të përshkruhet më së miri me fjalën “eksperimental”, por Dijon mund të zërë gjithashtu një hapësirë më të afërt me R&B-në tradicionale.

Geese – “Getting Killed”

Ideja që muzika rock të marrë “një drejtim të ri” duket një koncept prezent në vitin 2025. Por pastaj vijnë Geese, me albumin e tyre të tretë jashtëzakonisht origjinal, duke thyer rregullat në muzikën Rock dhe duke e kthyer atë në një album më të freskët, të tensionuar dhe çuditërisht edhe gazmor. Çdo këngë pulson me zbulim të pasigurt, duke nisur nga soft-rock, në klithma dhe boogie.

Clipse – “Let God Sort Em Out”

Në dekadën e parë të viteve 2000, pak artistë të hip-hop-it kishin standarde po kaq të rrepta sa Clipse. Albumi i tyre i parë që nga viti 2009 tregoi se Pusha T dhe Malice ishin ende mbretërit e lyrics!

Nga ana tjetër, albumi i ri sjell një udhëtim të rrezikshëm në botën e krimit, rrugët e shpejta dhe fitimprurjes nga kreditë dhe taksat. Albumi ka gjithashtu këngë me ankronime, të cilat janë fantastike!

Tyler Childers – “Snipe Hunter”

Tyler Childers vjen me një tjetër album që eksperimenton në mënyrë të jashtëzakonshme! Ai këndon për gjueti dhe shkrime hindu, duke përmendur këngë nga Cyndi Lauper deri te Stephen Foster, si dhe eksploron territore të reja zanore si garage rock dhe pop-i i Phil Spector.

Wednesday – “Bleeds”

Ky është albumi i gjashtë i grupit dhe ofron tinguj origjinalë të bandës nga Karolina e Veriut, duke bërë bashkë pak rock, tinguj të errët, muzikë të vagullt dhe tekste të guximshme dhe të mprehta! Një odise e egët dhe gothic, që duhet ta dëgjosh me patjetër!
Hayley Williams – “Ego Death at a Bachelorette Party”

Hayley Williams publikoi papritur albumin “Ego Death” gjatë një feste beqarie këtë verë, pasi fillimisht kishte hedhur koleksionin e këngëve në faqen e saj. Por edhe pse lançimi ishte pak i çrregullt, albumi është goxha i mirë.

Playboi Carti – “Music”

Me “Music”, Playboi Carti duket qartë i vetëdijshëm për potencialin e tij si një talent i brezit të tij. Ka disa momente ku tingujt luhen aq mirë, duke krijuar efektin e dritave të skenës që përcillen në një turmë prej mijëra njerëzish. Një yll në industrinë e muzikës, “Music” qëndron në top 10 e kësaj liste.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing