Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Thomas Markle, babai i Dukeshës së Sussex Meghan, u shtrua në kujdes intensiv pas një operacioni emergjent në Filipine. Lajmin e konfirmoi vëllai i tij, Thomas Markle Jr., i cili tha se ndërhyrja ishte e domosdoshme pasi jeta e të atit ishte në rrezik.
81-vjeçari do t’i nënshtrohet më vonë edhe një procedure tjetër për heqjen e një mpiksjeje gjaku. Samantha Markle, motra e Dukeshës, tha se shëndeti i babait të saj është i ndikuar nga vështirësitë e përjetuara gjatë viteve të fundit, duke përmendur dy atake në zemër dhe një goditje në tru. Familja shpreson që Thomas Markle të kapërcejë këtë situatë të vështirë.