Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Regjisori Doug Liman dhe Amazon MGM janë në përplasje për të ardhmen e serisë Road House, pas suksesit të ribërjes me Jake Gyllenhaal dhe Conor McGregor.
Pasi studioja vendosi ta publikojë filmin vetëm në platformën Prime Video, Liman ka blerë të drejtat për të realizuar versionin e tij të vazhdimit, të titulluar Road House: Dylan, që nuk do të lidhet me filmin e Amazon-it.
Ndërkohë, Amazon MGM po zhvillon Road House 2 me Gyllenhaal dhe Dave Bautista në role kryesore, e cila pritet të dalë përsëri vetëm në streaming.
Në të njëjtën kohë, betejat ligjore për të drejtat e skenarit origjinal të vitit 1989 vazhdojnë mes shkrimtarit R. Lance Hill dhe studios.