Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Filmi i Leonardo DiCaprios “One Battle After Another” vlerësohet si kryevepër

Film  |  28.10.2025 Ora 8:10   

Filmi politik i Paul Thomas Anderson “One Battle After Another”, me Leonardo DiCaprion në rolin kryesor, është cilësuar si një nga filmat më të mirë të vitit, por nuk ka arritur sukses në arkëtime.

Sipas “Variety”, pavarësisht vlerësimeve të jashtëzakonshme nga kritikët, filmi me buxhet mbi 130 milionë dollarë ka arritur vetëm 162 milionë dollarë fitime, ndërsa për të dalë në fitim duhen rreth 300 milionë.

Warner Bros ka mohuar disa nga shifrat e raportuara, por analistët theksojnë se “One Battle After Another” do të ketë jetë të gjatë përmes çmimeve Oscar dhe shitjeve pas kinove. Filmi, që bashkon DiCaprion me aktorët Sean Penn dhe Benicio del Toro, mbetet një projekt prestigjioz, edhe pse jo fitimprurës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing