Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Taylor Swift dhe Pink të nominuara për Songwriters Hall of Fame 2026

Muzikë  |  24.10.2025 Ora 11:30   

 

Taylor Swift dhe Pink janë ndër artistët e nominuar për Songwriters Hall of Fame për klasën e vitit 2026, një institucion i njohur që nderon kompozitorët dhe tekst-shkruesit e jashtëzakonshëm.

Në kategorinë e “performing songwriters” janë nominuar gjithashtu Gerry Beckley dhe Dewey Bunnell (America), David Byrne, Richard Carpenter, Harry Wayne Casey, Randy Bachman dhe Burton Cummings (The Guess Who), Gene Simmons dhe Paul Stanley (KISS), Kenny Loggins, Sarah McLachlan, Boz Scaggs, LL Cool J, si dhe Charlotte Caffey, Kathy Valentine dhe Jane M. Wiedlin (The Go-Go’s).

Në kategorinë “non-performing” përfshihen Walter Afanasieff, Pete Bellotte, Andreas Carlsson, Steve Kipner, Jeffrey Steele, Patrick Leonard, Bob McDill, Kenny Nolan, Martin Page, Vini Poncia, Tom Snow, Christopher ‘Tricky’ Stewart dhe Larry Weiss.

Edhe dy partnerë shkrimtarësh, Terry Britten dhe Graham Lyle, autorët e “What’s Love Got To Do With It”, janë në garë.

Kandidatët bëhen të drejtëpërdrejt për induktim 20 vjet pas publikimit të parë të një kënge të suksesshme. Anëtarët votues kanë kohë deri më 4 dhjetor, ndërsa fituesit do të shpallen në Induction & Awards Gala 2026 në New York City.

Që nga viti 2017, Nile Rodgers shërben si kryetar i Songwriters Hall of Fame.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing