Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Frika është një ndjenjë e natyrshme që na mbron nga rreziku, por për disa njerëz në botë ajo thjesht... nuk ekziston.
Britaniku Jordy Cernik është një prej tyre. Pasi iu hoqën gjëndrat adrenale për të trajtuar sindromën Cushing, trupi i tij ndaloi së prodhuari hormonin e stresit — dhe me të, humbi edhe ndjesinë e frikës. Cernik tashmë ka kryer veprime ekstreme si hedhje me parashutë dhe zbritje nga ndërtesa të larta pa përjetuar asnjë emocion frike.
Por rasti i tij nuk është i vetëm. Disa njerëz që vuajnë nga sëmundja e rrallë gjenetike Urbach–Wiethe, e cila dëmton një pjesë të trurit të quajtur amigdala, gjithashtu nuk ndjejnë frikë. Një paciente e quajtur “SM”, e studiuar për dekada në Universitetin e Iowa-s, nuk ka treguar reagim frike as ndaj filmave horror, gjarpërinjve apo situatave të rrezikshme në jetë reale.
Sipas shkencëtarëve, amigdala vepron si “dirigjenti” i trurit që koordinon reagimin ndaj kërcënimeve të jashtme — si gjarpërinjtë apo grabitësit — ndërsa frika nga kërcënimet e brendshme, si ndjenja e mbytjes nga mungesa e oksigjenit, vjen nga një pjesë tjetër e trurit, trungu i trurit.