Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një 74-vjeçar nga India, Mohan Lal, ka ndërmarrë një “eksperiment social” të pazakontë: ai inskenoi vdekjen e tij për të zbuluar kush do ta vizitonte dhe nderonte në funeralin e tij. Ish-ushtari i Forcave Ajrore nga fshati Konchi, rajoni Gaya, u mbështoll me çarçaf të bardhë dhe familjarët shpallën lajmin e vdekjes së tij nëpër fshat.
Qindra banorë u mblodhën, recituan lutje tradicionale dhe e shoqëruan procesionin deri në vendin e kremacionit. Por në momentin kulmor, Mohan u ngrit gjallë, duke habitur të gjithë të pranishmit. “Isha kurioz të shihja sa njerëz më respektonin dhe më donin sa isha ende gjallë,” tha ai për mediat lokale.
Përveç eksperimenti social, Mohan dogji një kukull simbolike në vend të trupit të tij dhe organizoi një festë për të gjithë të pranishmit. Ai kishte përdorur pensionin e tij për të ndërtuar një qendër moderne kremacionesh në fshat, pasi më parë banorët kishin vuajtur gjatë stinës së shirave.
Mesazhi i tij ishte i qartë: “Tregoni dashurinë dhe respektin ndaj njerëzve sa janë gjallë, jo pasi të kenë ndërruar jetë.”