Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Hapet sot Festivali i Filmit Frankofon në Prishtinë

Të Tjera  |  22.10.2025 Ora 7:52   
Në Prishtinë sot mbahet ceremonia e hapjes së edicionit të 25-të të Festivalit të Filmit Frankofon.

Festivali, i cili zhvillohet nga 22 deri më 29 tetor 2025 me temën “Moda”, organizohet nga Ambasada e Francës në bashkëpunim me ambasadat frankofone të Belgjikës, Luksemburgut dhe Zvicrës.

Ceremonia e hapjes mbahet në orën 19:00, me shfaqjen e filmit “Couture” nga regjisorja franceze Alice Winocour, me aktorët Angelina Jolie dhe Louis Garrel.

Festivali do të përfshijë shfaqje filmash, diskutime dhe aktivitete që ndërthurin modën me kinemanë bashkëkohore, ndërsa më 28 tetor do të mbahet konferenca “Moda dhe Kinemaja”.

Programi i plotë gjendet në rrjetet sociale të Ambasadës Franceze dhe Institutit Francez në Kosovë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing