Pas komenteve të tij në The 2 Johnnies Podcast, në media u përhapën spekulime se Ed Sheeran kishte vendosur të linte përfundimisht shtëpinë e tij në Angli për t’u vendosur në SHBA.
Këngëtari i hitit Bad Habits tha gjatë intervistës: “Jam gati të shpërngulem në Amerikë… Do jem në turne për një kohë të gjatë dhe kam familje, kështu që nuk mund të vij e të shkoj. Do të vendosemi atje.”
Por Sheeran më pas e qartësoi situatën me një postim në Instagram Stories, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një vendosje të përkohshme gjatë turit: “Nuk po largohem nga Britania. Thjesht po shkoj në turne me familjen dhe po vendosemi aty ku jam duke performuar. S’dua të bëj rrugën Londër–San Diego çdo ditë, është e qartë.”
Ai gjithashtu mohoi zërat se vendimi lidhej me çështje tatimore: “Nuk ka lidhje me taksat. Është USA, jo Emiratet. Gjithmonë do paguaj taksa në Mbretërinë e Bashkuar, sepse aty jetoj.”