Bayer Leverkusen ka zyrtarizuar Kasper Hjulmandin, ish-seleksionuesin e Danimarkës, si trajnerin e ri të skuadrës pas shkarkimit të Erik ten Hag.
Ten Hag u largua nga posti pas një nisjeje të dobët të sezonit, ku Leverkusen arriti vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Bundesligës, gjë që e detyroi klubin të kërkojë menjëherë një zgjidhje. Sipas gazetarit të Sky Sport, Florian Plettenberg, drejtuesit nuk kanë marrë në konsideratë kandidatë të tjerë, duke e bërë të qartë se Hjulmand ka qenë opsioni i vetëm dhe i preferuar për këtë detyrë.
53-vjeçari pritet të zhvillojë seancën e tij të parë stërvitore të mërkurën dhe të fillojë menjëherë përgatitjet për ndeshjet e ardhshme, me synimin për t’i dhënë skuadrës stabilitet dhe për ta rikthyer atë në rrugën e rezultateve pozitive.