Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Frozen 2” vazhdon të jetë në majë të Box Office

Film  |  02.12.2019 Ora 10:58   
Edhe vikendi I Ditëve të Falënderimeve e gjeti filmin “Frozen 2” në majë të klasifimikit Box Office. Në fakt tradicionalisht vikendi I kësaj feste në Amerikë llogaritet si ndër vikendet më të forta sa I përket shikueshmërisë në kinema qka ndikon në Box Office, kështu Disney nuk është zhgënjyer edhe me pjesën e dytë të filmit “Frozen”.

Anna, Elsa dhe gjithë banda e filmit kanë arritë të fitojnë 85.2 milionë dollarë vetëm për tri ditë, ndërsa 123.7 milionë dollarë për 5 ditë. Kjo do të thotë se filmi deri më tani ka arritë të fusë në bankë rreth 300 milionë dollarë vetëm nga shitja e biletave në Amerikë, por të hyrat nga kinematë e gjithë botës mendohet se janë grumbulluar mbi 738 milionë dollarë në 12 ditë.

Por të hyrat fort, nuk I kanë goditur vetëm banda e Arendelle-t, kështu arsye për të festuar kanë edhe bossët  e filmit “Knives Out” të cilët kanë arritur të grumbullojnë hiq më pak se 41.7 milionë dollarë për 5 ditë, ndërsa ishte parashikuar që fitimet për këto ditë të ishin rreth 25 milionë. Globalisht filmi ka arritur të mbledhë mbi 70 milionë dollarë.

I treti në këtë klasifikim këtë javë është filmi “Ford VS Ferrari, në vendin e katërt gjendet filmi “A Beautiful Day In The Neighbourhood”. Vendin e pestë e zë filmi dramë “Queen & Slim”./radioplus/   
 

Komentet

Marketing

Tjera në Film

Marketing