Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Regjisori i “F1: The Movie” flet për mundësinë e një vazhdimi

Film  |  30.06.2025 Ora 8:51   

Regjisori Joseph Kosinski ka ndarë detaje të reja për fundin e filmit të shumëpritur “F1: The Movie”, ku luajnë Brad Pitt dhe Damson Idris. Ky aksion-dramë sportiv ka thyer rekorde në arkëtime dhe ka marrë vlerësime të larta nga kritikët dhe publiku.

Filmi, i frymëzuar nga ngjarje reale të Formula 1, ofron emocione të forta deri në fundin e tij dramatik. Megjithatë, një skenë pas credits ka ngjallur dyshime për një vazhdim të mundshëm.

Në një intervistë për GQ, Kosinski foli për një skenë të vendosur në shkretëtirë, ku Sonny merr pjesë në garën e njohur Baja 1000 në Meksikë. Sipas regjisorit, kjo skenë fillimisht ishte menduar për hapjen e filmit, përpara se personazhi i Sonny të përfshihej në ekipin APX.

Për një vazhdim të mundshëm, Kosinski u shpreh:

“Varet nga publiku. Mendoj se kemi lënë gjithçka të hapur për Sonny, për Kate dhe për Joshua. Ka shumë për të treguar për ekipin APXGP, por kjo nuk është vendimi im.”

Producenti Lewis Hamilton dhe CEO i Mercedes, Toto Wolff, vendosën që skena e Baja 1000 të mos ishte pjesë e ringjalljes së Sonny në Formula 1, duke zgjedhur në vend të saj Rolex 24 në Daytona, një garë e famshme që lidhet më drejtpërdrejt me botën e F1.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing