Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

Plus n'4

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 16:00 - 18:00

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Ibrahimoviç në bisedime me Bolonjën?

Sport  |  04.11.2019 Ora 10:52   
Zlatan Ibrahimoviç mund të kthehet të luaj në Itali pasi raportohet se kanë filluar  bisedimet  midis sulmuesit të LA Galaxy dhe Bolonjës.

Sipas Gazzetta dello Sport, agjenti Mino Raiola është në dialog të vazhdueshëm me Bolonjën, trajneri i së cilës Sinisa Mihajlovic tashmë ka folur me Ibrahimovicin përmes telefonit.

"Në dhjetor do t'ju tregoj gjithçka", tha superylli suedez për gazetën.

Veterani thuhet se ka një marrëdhënie të mirë me Mihajloviç dhe mund të jetë i gatshëm të vijë në ndihmë në Dall’Ara kur tregu i transferimeve të rihapet përsëri në janar.

Më parë, drejtori sportiv i Bolonjës, Walter Sabatini konfirmoi "Zlatan dëshiron të bashkohet me ne për shkak të raportit të tij" me trajnerin  serb.

Spekulimet në lidhje me 38-vjeçarin nuk do të përfundojnë pasi duket se ai ka luajtur ndeshjen e tij të fundit për Galaxy pas eliminimit të tyre nga play off-et e MLS.

Rivalët e Serie A Napoli dhe Milano janë përmendur si kandidat të mundshëm, ndërsa klubet në të gjithë botën janë rreshtuar për të nënshkruar sulmuesin me përvojë./radioplus/

Komentet

Marketing

Tjera në Sport

Marketing