Pas suksesit të tyre me këngën “Zjerm” në Eurovision, “Shkodra Elektronike” do të mbajë performancën e parë në Kosovë. Koncerti do të mbahet në AMC Hall, sot më 16 qershor duke nisur nga ora 20:00.
Edicioni i 13-të i festivalit “FEMART” do të nisë në AMC Hall me magjinë dhe shndritjen e Shkodrës Elektronike.
Nga Eurovisioni në Prishtinë, Shkodra Elektronike, e përbërë nga dyshja unike – Beatriçe Gjergji dhe Kolë Laca – do të sjellin magjinë, sharmin, dhe energjinë e “Zjerm” në Festivalin FEMART, duke festuar njëherësh Ditët e Çlirimit të Prishtinës.
Këtë vit FemArt vjen me moton ‘Çliroje mendjen’ dhe do të zgjasë gjashtë ditë, prej 16-21 qershor, 2025 FEMART .