Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot pritet vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike

Vendi  |  11.04.2025 Ora 7:51   

Sot pritet të merret vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike, vendim i cili nëse merret do të hyjë në fuqi më 1 maj.

 

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, njofton se sot duke filluar nga ora 10:00, do të mbaj seancën e tretë për këtë vit, në të cilën në rend dite është shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per OST/OT, shqyrtimi i propozimit per aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale për OSSH, shqyrtimi i propozimit për aprovimin e të hyrave të lejuara maksimale per FSHU dhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve.

Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë ishte shprehur se bursa është shkaktari kryesor i rritjes së çmimit të rrymës.

Ai tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike, është për shkak të rritjes së çmimit në bursë.

Pepaj theksoi se ZRRE-ja është munduar që pavarësisht kostos, qytetarët të kenë energji elektrike dhe se ata nuk kanë dëshirë e as vullnet të vendosin pa arsye, barrë mbi qytetarët./rtk/

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing