Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot në emisionin e mëngjesit në Radio Plus ishte e ftuar Edlira Dibrani nga Shkolla Finlandeze në Kosovë, e cila foli për filozofinë e veçantë mësimore që kjo shkollë sjell në vendin tonë.
Shkolla është e njohur për qasjen finlandeze në edukim, ku mësimi nuk kufizohet vetëm në teori, por zhvillohet përmes praktikës, projekteve reale dhe përvojave të përditshme. Nxënësit janë të inkurajuar të eksplorojnë, të punojnë në grup, të eksperimentojnë dhe të zbulojnë botën përmes metodave që stimulojnë kreativitetin dhe mendimin kritik.
“Te ne, fëmijët nuk mësojnë vetëm për të kaluar teste e për të marr nota – ata mësojnë për jetën,” u shpreh Dibrani, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të aftësive praktike dhe emocionale që nga mosha e hershme.
Si pjesë e zgjerimit të mëtejshëm të këtyre mundësive, shkolla është në ndërtim e sipër të një objekti të ri brenda oborrit të kampusit aktual, i cili do të përfshijë ambiente të reja mësimore dhe një pishinë moderne që do të përdoret në kuadër të orëve të edukatës fizike dhe zhvillimit të aftësive motorike.
Në këtë frymë inovative, shkolla gati ka përfunduar ndërtimin e një objekti të ri afër hapësirës së saj aktuale, që do të përfshijë ambiente të reja për mësim, si dhe një pishinë moderne – një hapësirë që do të shfrytëzohet si pjesë e edukimit fizik dhe zhvillimit të shkathtësive jetësore.
Me një ambient të ngrohtë, staf të trajnuar sipas standardeve finlandeze dhe infrastrukturë në rritje, Shkolla Finlandeze në Kosovë po e transformon mënyrën si kuptohet arsimi në vendin tonë.