Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Grupi i aktivistëve “Asnjë Cent Më Shumë” ka njoftuar se do të organizojë një protestë të dytë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila do të mbahet më 11 prill 2025 në Sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Për të shprehur pakënaqësinë e qytetarëve ndaj rritjes së çmimit të energjisë elektrike, grupi ka bërë thirrje për një tjetër tubim duke kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë që ka ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të njerëzve.
"Pas protestës së parë madhështore, tani kthehemi më të vendosur, më të bashkuar dhe më të zëshëm! ZRRE po afrohet drejt marrjes së një vendimi që rrezikon përkeqësimin e jetesës për mijëra qytetarë dhe biznese", thuhet në njoftim.