Modelja Amber Le Bon ka mirëpritur djalin e saj, Sasha Echo Le Bon Mercer, më 30 janar, pas një lindjeje 40-orëshe në spitalin Chelsea and Westminster në Londër.
Amber, vajza e yllit të Duran Duran, Simon Le Bon, dhe modeles Yasmin Le Bon, ndau lajmin me revistën HELLO!, duke pozuar me të porsalindurin dhe partnerin e saj, shkrimtarin Ben Mercer.
Ishte një tronditje, por sapo e kuptova që ishte vërtet këtu, shpërtheva në lot gëzimi.” Amber tregoi se kishte dy emra në listë, por sapo e pa djalin, tha: “Mendova pë emrin Sasha.” Ndërsa Echo është frymëzuar nga mitologjia greke.
Ajo gjithashtu e cilësoi fotosesionin me të birin si një moment simbolik, pasi 35 vite më parë, prindërit e saj e prezantuan atë me botën në faqet e HELLO!.