
Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Lirim Krasniqi nga organizata GERMIN, në një intervistë për Radio Plus, ka treguar për suksesin e programit OriginAL, një nismë që po i lidh të rinjtë shqiptarë të diasporës me vendlindjen e tyre.
Nga 1000 aplikime të pranuara në edicionin e kaluar, 150 të rinj patën mundësinë të përjetojnë këtë eksperiencë unike, duke eksploruar kulturën dhe historinë shqiptare.
Për më tepër, një prej pjesëmarrësve është rikthyer për të jetuar në Kosovë pas këtij udhëtimi, duke dëshmuar ndikimin e madh që ka programi në forcimin e identitetit shqiptar.
OriginAL, një bashkëpunim mes GERMIN dhe Global Albanians Foundation (GAF), ofron një eksperiencë edukative dhe kulturore falas për të rinjtë shqiptarë të moshës 18-24 vjeç. Përmes aktiviteteve intensive, pjesëmarrësit lidhen me rrënjët e tyre dhe krijojnë lidhje të qëndrueshme me komunitetin shqiptar.
Mbështetur fuqishëm nga diaspora, OriginAL vazhdon të inspirojë dhe të krijojë mundësi të reja për të rinjtë, duke u bërë një urë lidhëse mes tyre dhe vendeve të tyre të origjinës.
Për më shumë informata mbi programin OriginAL dhe mundësinë për të aplikuar, vizitoni: germin.org