Kim Kardashian po shqyrton heqjen e kujdestarisë ligjore të përbashkët për Kanye West, pasi ai publikoi një këngë me zërin e vajzës së tyre, North, pa miratimin e saj.
Edhe pse fillimisht pranoi të mos e nxirrte këngën, West e publikoi gjithsesi, duke thënë se “burrat marrin vendimin përfundimtar”.
Sipas TMZ, Kim mund ta çojë Ye në gjykatë për t’i hequr atij kujdestarinë ligjore të përbashkët. Edhe pse reperi rrallë i takon fëmijët, marrëveshja e divorcit përcakton se të dy duhet të marrin vendime së bashku për ta.