Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Trump ndërpret financimin për Voice of America, akuzon propagandë "radikale"

Të Tjera  |  18.03.2025 Ora 8:47   

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të kufizuar financimin federal për Voice of America (VOA), duke e akuzuar median si "anti-Trump" dhe "radikale".

Shtëpia e Bardhë deklaroi se ky vendim do të "shmangë që taksapaguesit të financojnë propagandë radikale". Me këtë masë preken edhe mediat e tjera nën Agjencinë Amerikane për Median Globale (USAGM), përfshirë Radio Free Europe dhe Radio Free Asia.

Drejtori i VOA-s, Mike Abramowitz, deklaroi se pothuajse i gjithë stafi prej 1,300 punonjësish është vendosur në pushim me pagesë, duke e cilësuar vendimin si një kërcënim për gazetarinë e pavarur.

Klubi Kombëtar i Shtypit në SHBA e quajti këtë veprim një "zhvendosje fundamentale që rrezikon të ardhmen e gazetarisë së lirë në VOA". Ndërkohë, Republika Çeke ka kërkuar ndihmë nga BE-ja për të mbajtur në funksion Radio Free Europe në Pragë.

Ndërkaq, Elon Musk, një nga këshilltarët kryesorë të Trump-it, ka bërë thirrje për mbylljen e plotë të VOA-s.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing