Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur se në vend gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar se njëmbëdhjetë aksidente me të lënduar, dhe 46 me dëme materiale, shkruan Gazeta Express.
Po ashtu policia ka njoftuar edhe se, gjatë kësaj kohe janë shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku.
Tutje, PK-ja ka bërë të ditur se janë arrestuar 24 persona, nga të cilët 17 janë dërguar në mbajtje.