Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Australia ndalon Deepseek në pajisjet qeveritare

Bota  |  05.02.2025 Ora 9:51   
Australia ka vendosur të ndalojë shkarkimin e programeve të inteligjencës artificiale nga startup-i kinez DeepSeek në pajisjet qeveritare.
Sipas autoriteteve një vendim i tillë ka ardhur sepse ato mund të paraqesin një “nivel të papranueshëm të rrezikut të sigurisë”. Kështu thuhet në një direktivë të Ministrisë së Brendshme Australiane.

Programet DeepSeek do të hiqen nga të gjitha pajisjet fikse dhe celulare të Qeverisë Australiane, shkroi në direktivë ministrja e Punëve të Brendshme Stephanie Foster.

Vëmendja e tërhequr nga programi i inteligjencës artificiale të krijuar nga kompania e re kineze e teknologjisë DeepSeek trazoi tregjet e aksioneve në fund të janarit dhe ndezi debate mbi konkurrencën ekonomike dhe gjeopolitike ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kinës në zhvillimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale.

Programi ndihmës i kësaj kompanie u bë aplikacioni nr. 1 i shkarkuar në telefonat iPhone të kompanisë Apple, i nxitur nga kurioziteti për këtë konkurrent të programit ChatGPT. Një pjesë e shqetësimit për disa vëzhgues të sektorit amerikan të teknologjisë është ideja se një kompani e re kineze mund t’i arrijë kompanitë amerikane në krye të novacionit për inteligjencën artificiale, me shumë më pak kosto.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing