Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kuvendi miraton në parim Projektligjin për ndalimin e pijeve energjike nën 18 vjeç

Vendi  |  05.12.2024 Ora 13:37   

Kosova do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën moshën 18-vjeç.

Projektligji që e rregullon këtë çështje ka kaluar sot në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës.
Deputetja Fitore Pacolli, e cila e prezantoi projektligjin, tha se ligji synon të mbrojë shëndetin publik.

“Gjithashtu përmes këtij projektligji synojmë që të arrihet edukimi për rreziqet që vijnë nga këto pije, veçanërisht për grupet më të ndjeshme siç janë gratë shtatëzëna dhe gjidhënëse”, tha Pacolli.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se projektligji do të trajtohet nga komisionet parlamentare para se të dërgohet sërish në kuvend për shqyrtimin e dytë, atë final.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing