Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Fenomeni i vetëlendimi tek disa nxënëse në shkollat në Kosovë ka alarmuar të gjithë. Sindikata e Bashkuar e Arsimit po kërkon që edukimi medial të bëhet lëndë mësimore në shkollat në Kosovë. Ekspertët e arsimit madje kërkojnë që të shqyrtohet mundësia që TikToku të mbyllet.
Disa nxënës në qytetin e Gjakovës javë më parë u vetë lënduan pasi provuan një sfidë në TikTok.
E disa ditë pas, raste të njëjta ku nxënësit e lënduan vetën u paraqiten edhe në Kamenicë.
Nxënës të klasës së 6, 8 dhe 9 në këtë qytet kishin testuar se kush po qëndron më shumë pa frymë.
E që raste të tilla të mos ketë në kryeqytet, drejtoresha e arsimit, Jehona Lushaku kërkon mbikëqyrje me të lartë nga ana e prindërve.
“Ne kemi biseduar me të gjithë drejtorët e shkollave dhe nuk ka pasur ndonjë rast të evidentuar ose identik me këtë rast normalisht që sfida e prezencës së telefonit jo në procesin mësimore por qasjet e fëmijëve në rrejtët sociale dhe gjithfarë platforma po promovojnë vetëlëndimin është e madhe edhe rreziku ekziston jashtë shkolle se sa brenda prandaj po diskutojmë me prindërit me menaxhmentet e shkollave që ta ngrisim vetëdijen që prindërit të kenë një mbikëqyrje me të afërt me fëmijët”, thotë Jehona Lushaku – Sadriu- Drejtoreshë e Arsimit në Prishtinë.
Angazhim me shumë nga ana e prindërve po kërkon edhe eksperti i arsimit, Ismet Potera.
Madje ai ka edhe një kërkesë ndaj institucioneve të vendit.
“Është një prej dukurive me të shëmtuara që ka ndodhur ditëve të fundit dhe nëse nuk nderrmirren masa konkrete atëherë ajo vetëm do të rritet dhe pasojat do të jenë më të mëdha. Atëherë nuk është vetëm çështje e vetëm e institucioneve patjetër që kanë borxh institucionet por sidomos të punohet shumë me shumë me prindër me mësimdhënës dhe me nxënës sepse ata po i kryejnë ato veprime sa janë në familje. E dyta sa ka mundësi që shteti duhet të nderzje dhe ta nderen krejt këtë platformë e cila do të lë pasoja të mëdha për njerëzit”, thotë ai.
Ndërsa nga Sindikata e Bashkuara e Arsimit po kërkojnë që Ministria ta bëjë edukimin medial, lëndë nëpër shkollat e Kosovës.
“Kemi pritur që edukimi media ta bëjë lëndë zgjedhore që të diskutohet me fëmijët për rreziqet që sjellin media sociale, për një kohë kemi bërë edhe trajnim që ka zgjuar interesim, pasi mbahej nga njerëzit që mbahej nga emra të departamentit”, thotë Rrahman Jashari .
Në linjë me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijës, Ministria e Arsimit ka hartuar edhe Politika për Mbrojtjen e Fëmijës në Arsimin Parauniversitar, e cila ka për qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë fëmijët.
MAShTI ka kërkuar që ky dokument të ndahet me të gjithë drejtorët e shkollave, me sygjerimin që t`i kalohet stafit të institucioneve edukative dhe arsimore për ta lexuar, mirëkuptuar dhe nënshkruar deklaratën e saj.