Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas Rurale me mesazhin e ndikimit ekonomik

Të Tjera  |  15.10.2024 Ora 11:03   
Është shënuar Dita Ndërkombëtare e Gruas Rurale në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, me rolin e tyre në ndikimin ekonomik dhe sigurimin e barazisë gjinore.

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Resul Makreshi, ka vlerësuar se ndërmarrëset rurale luajnë rol të dukshëm në ekonominë e vendit.

“Përmes fuqizimit të tyre, jo vetëm që nxisim barazinë gjinore por edhe ndërtojmë të ardhme të qëndrueshme për të gjithë. Fuqizimi i grave është faktor themelor për zhvillimin ekonomik të vendit. Kur gratë kanë mundësitë të udhëheqin biznese dhe të kontribuojnë në treg, ato rrisin edhe diversitetin edhe inovacionin”, ka thënë ai.

“Gratë rurale janë shtyllat e ekonomisë së qëndrueshme dhe luajnë rol kyç në bujqësi, ekonomitë familjare dhe përmirësimin e kushteve të jetesës. Janë forca dhe ndryshimi që sfidojnë barrierat e diskriminimit”, ka thënë Linda Sanaja, ushtruese e detyrës së udhëheqëses së UN Woman në Kosovë.

Ky organizim u realizua nga EcoKosWomen dhe CNVP.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing