Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Berlin hapet ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”

Të Tjera  |  11.10.2024 Ora 8:15   

Në Berlin është hapur ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”.

Në ambientet e Friedrich-Ebert-Stiftung në Berlin u hap ekspozita “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”.

Për këtë ka njoftuar ambasada e Kosovës në Gjermani, ku ka treguar për hapjen e ekspozitës

“Hapjen e ekspozitës e bënë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, dr. Faruk Ajeti, dhe dr. Helene Kortländer, drejtuesja për Evropën Lindore e Fondacionit Friedrich Ebert. Ambasadori Ajeti theksoi rëndësinë e rezistencës paqësore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai u shpreh se „nën udhëheqjen e Presidentit Ibrahim Rugova, qytetatarët e Kosovës zgjodhën një rrugë të veçantë të rezistencës paqësore, një rrugë të unitetit, të durimit dhe shpresës. Rezistenca paqësore ishte një qasje e pazakontë për Ballkanin. Kjo politikë largpamëse duke krijuar institucionet paralele kundër represionit dhe brutalitetit serb ndikoi në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. Rezistenca paqësore ishte më shumë se një betejë politike – ishte një përpjekje për të fituar mbështetjen e Perëndimit për aspiratat për pavarësi, me mjete paqësore, një politikë aspak e lehtë për atë kohë. Kjo pjesë e historisë më të re të Kosovës mbetet një pjesë qendrore e kujtesës sonë kombëtare dhe një dëshmi e vendosmërisë dhe guximit të shoqërisë sonë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 tetor 2024.

“Pas hapjes së ekspozitës, u zhvillua një panel diskutimi me temën “Toka e largët, konflikti aktual: Mosmarrëveshja serbo-shqiptare mbi Kosovën në vitet 1990 dhe sot“. Në këtë panel morën pjesë: kreatori i ekspozitës Shkumbin Brestovci, studiuesja Blerta Ismajli, dhe historiani Konrad Clewing. Ekspozita u organizua nga Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, Österreichische Akademie der Wissenschaften  dhe Leibniz-Institut für Ost- und Südosteuropaforschung. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 25 tetor 2024 në ndërtesën e Fondacionit Friedrich Ebert, Hiroshimastraße 17-28, 10785 Berlin”, mbaron deklarimi. /Gazeta Express

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing