Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mira Murati njofton largimin nga `OpenAI`

Teknologji  |  26.09.2024 Ora 8:13   

Shefja e Teknologjisë e "OpenAI" që krijoi "Chat GPT", Mira Murati, ka njoftuar se po largohet nga kompania pas gjashtë vitesh e gjysmë.

 

“Pas shumë reflektimeve, kam marrë vendimin e vështirë për t’u larguar nga OpenAI,” shkroi ajo në një letër të hapur për kompaninë, të cilën e publikoi gjithashtu në X , duke shtuar, “Nuk ka kurrë një kohë ideale për t’u larguar nga një vend që dikush e pëlqejnë, megjithatë, ky moment ndihet i duhuri”, ka shkruar Murati në një postim në "X".

Mira Murati e cila është me origjinë shqiptare, është drejtuesja më e fundit e nivelit të lartë që largohet nga startup-i. Bashkëthemeluesi i "OpenAI" Ilya Sutskever dhe ish-udhëheqësi i sigurisë Jan Leike njoftuan largimet e tyre në maj. Bashkëthemeluesi John Schulman tha muajin e kaluar se ai po largohej për t’iu bashkuar rivalit Anthropic.

Murati gjithashtu shkroi se ajo “po largohet sepse kërkon të krijojë kohën dhe hapësirën për të bërë eksplorimin e saj.

“Për momentin, fokusi im kryesor është të bëj gjithçka në fuqinë time për të siguruar një tranzicion të qetë, duke ruajtur momentin që kemi ndërtuar”, u shpreh ajo.

Murati ka qenë pjesë e kompanisë që krijoi ChatGPT për gjashtë vjet e gjysmë. Ajo u bë një emër i njohur kur bordi i "OpenAI" rrëzoi papritur CEO Sam Altman nëntorin e kaluar dhe Murati u emërua CEO i përkohshëm.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing