TikTok planifikon të përfundojë shërbimin e tij të abonimit, TikTok Music, njoftoi kompania të martën më 24 shtator.
Sipas Billboard. TikTok Music, i cili aktualisht është i disponueshëm në Indonezi, Brazil, Australi, Singapor dhe Meksikë, do të përfundojë më 28 nëntor.
Kompania do të përqendrojë përpjekjet e saj në "Add to Music App", i cili u lançua nëntorin e kaluar dhe i lejon përdoruesit të ruajnë një këngë që zbulojnë në TikTok në shërbimin e tyre të preferuar të transmetimit me disa klikime.