Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sonte Shqipëri-Gjeorgji, kuqezinjtë synojnë fitoren e dytë

Sport  |  10.09.2024 Ora 8:32   

 

Kombëtarja e Shqipërisë sonte përballet me Gjeorgjinë, ndeshje kjo që luhet në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kombeve. Shqipëria dhe Gjeorgjia do të sprovojnë forcat në ‘Air Albania’ në një sfidë që pritet të sjellë një duel të zjarrtë.

Skuadra shqiptare vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe në udhëtim tek Ukraina. 

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, ka kërkuar nga skuadra e tij që jenë të përqendruar maksimalisht për duelin me gjeorgjianët, sepse sipas tij, bëhet fjalë për skuadër mjaft të fortë.

“Unë e kam thënë që ky është një grup shumë i ekuilibruar dhe do të ndodhë gjithçka. Ukraina është e fortë, Çekia është shumë e fortë, Gjeorgjia nëse nuk e keni parë, përgatituni se është skuadër e përgatitur, fizike dhe teknike. Trajneri ka punuar shumë, është e fortë. Të gjithë trajnerët e përgatitin ndeshjen për të fituar, edhe ne. Unë mendoj se nesër do të jetë një ndeshje shumë e bukur, me stadium të mbushur, ata janë një ekip i fortë, i organizuar, i vështirë. Do të duhet të ecim me 100 në orë nëse duam të bëjmë një paraqitje të bukur, do të jetë e rëndësishme”, ka thënë Sylvinho.

Ndeshja Shqipëri-Gjeorgji fillon në orën 20:45.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing