Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Instagrami përgatit ndryshimin e madh

Teknologji  |  06.09.2024 Ora 18:04   
Instagram po përgatit funksion të ri për përdoruesit, që është mundësia e lënies së komenteve në “Story”.

Deri më tani, përdoruesit mund të reagonin në “Story” vetëm përmes mesazheve direkte, por ka ardhur koha për ndryshime.

Funksioni i ri ofron mënyrë më “të dukshme” për përdoruesit që të ndërveprojnë me postimet e miqve të tyre.

Komentet për “Story” mund të aktivizohen dhe çaktivizohen për çdo postim. Kur janë të aktivizuara, komentet mund të shihen vetëm nga njerëzit që ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

Ashtu si me fotot në “Story”, komentet do të zhduken pas 24 orësh. Fotot e vogla të atyre që komentojnë do të shfaqen në fund të ikonës së “Story”.

Mundësia për mesazhe direkte do të vazhdojë të jetë funksionale.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Teknologji

Marketing