Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Eminemi s’e lë Taylor Swiftin të bëj histori

Muzikë  |  24.07.2024 Ora 17:56   
Për herë të parë pas disa muajsh, këngëtarja Taylor Swift, nuk e kryeson toplistën e 200 këngëve më të mira të Billboardit.

Këngëtarja ka qenë në krye të toplistave në SHBA që nga fillimi i muajit maj. Ajo është përballur me konkurrencë të madhe nga shumë yje, por një nga reperët më të suksesshëm doli të jetë ai që i dha fund kohës së Swiftit në pozitat e para, shkruan Forbes.

Eminem, me albumin e ri “The Death of Slim Shady”, aktualisht po qëndron në pozitën e parë të toplistës së Billboard 200.
Ylli i hip-hopit, lansoi projektin e ri dhe ndaloi Swiftin të bënte histori.

Nëse albumi “The Tortured Poets Departament” do ta mbante pozitën e parë të Billboard 200, për të trembëdhjetën javë, do të bënte histori, ndërkohë që aktualisht është duke performuar shumë mirë dhe ka gjasa që të rikthehet në vend të parë.


Albumi “The Death of Slim Shady” është transmetuar 220 milionë herë në platformat si Spotify dhe Apple gjatë javës së parë pas lansimit. Gjithashtu, albumi u shit në 114 mijë kopje, ani pse ishte në dispozicion vetëm në mënyrë digjitale.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing