Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Joe Jonas do të publikojë album solo

Muzikë  |  19.07.2024 Ora 17:13   
Këngëtari Joe Jonas ka bërë të ditur se do të publikojë edhe një album solo, të cilin ka thënë se do ta titullojë  “Muzikë për njerëz që besojnë në dashuri”. Ky do të jetë albumi i tij i dytë solo, pas atij të vitit 2011. 

Ai ka konfirmuar se albumi do të dalë në shitje në vjeshtë, gjë që shënon projektin e tij të parë pas 13 vjetësh, që kur pati lansuar albumin “Fastlife”. Ky album, është puna e parë që këngëtari po bën pas ndarjes nga gruaja, aktorja Sophie Turner, në vitin 2023, shkruan FemaleFirst.

“Ky album është si një lloj festimi i mirënjohjes, shpresës e dashurisë. Këto këngë përfaqësojnë këndvështrimin tim duke qenë i vetëdijshëm për të mirat që kam në jetë, që jam baba, që jam shok dhe lumturinë që kam gjetur duke punuar në fushën që dua”, ka thënë Jonas.

Të premten ai lansoi këngën “Work it Out”, e cila është e para nga albumi ri.

Ai më parë pati treguar se është duke punuar në një projekt të ri muzikor ndërkohë që u paraqit në podcastin “Therapuss”.
“Ka disa balada me të vërtetë shumë të mira, ka këngë që tregojnë rreth të qenit baba, ka këngë për dashurinë, e çdo gjë”, pati thënë ylli.

Joe fillimisht u bë i famshëm me bendin Jonas Brothers, para se ta lansonte albumin e parë solo “Fastlife”. Ai gjithashtu ka punuar edhe me bendin e tij DNCE, me të cilin lansoi një projekt muzikor në vitin 2016.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing