Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Policia gjermane ndalon një përndjekës të Taylor Swiftit

Muzikë  |  18.07.2024 Ora 18:10   
Policia gjermane ka njoftuar se të enjten ka ndaluar një njeri për të cilin dyshohet se ishte përndjekës i këngëtares Taylro Swift. Ndalimi i tij u bë para fillimit të koncerteve të yllit në qytetin Gelsenkirchen.

Personi u ndalua pasi dikush nga organizatorët kishte raportuar se ai më parë e ka kërcënuar këngëtaren, shkruan AP.
Nuk janë dhënë detaje të tjera rreth identitetit të këtij personi e as për incidentit.

Gjithçka shkoi mirë në koncertin që Swift mbajti të mërkurën mbrëma, ku të pranishëm ishin rreth 600 mijë persona.
Amerikania ka të rezervuar edhe dy koncerte të tjera në Gelsenkirchen, një të enjten e një të premten, në kuadër të turneut të saj “The Eras Tour”.

Pas Gelsekirchen, Swift ka në plan të mbajë koncerte në qytetet gjermane, Hamburg dhe Munich.
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing