Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Kënga e re e Katy Perryt nuk u prit mirë nga publiku?

Muzikë  |  15.07.2024 Ora 17:35   
Rikthimi i Katy Perry me projekte të reja muzikore po pritej shumë.

Edhe pse fansat e Katy Perry-t kanë pritur me padurim këngën e re ‘Woman’s World’, duket se ata nuk janë emocionuar me këtë projekt të ri muzikor.

Si titulli ashtu edhe teksti i këngës mundohen të dërgojnë një mesazh në favor të grave.

Megjithatë, duket se nuk ndodh e njëjta gjë me videoklipin e këtij projekti. Në komentet e lëna në YouTube poshtë këngës, fansat thonë se videoklipi duket se është realizuar posaçërisht për sytë e burrave, pavarësisht mesazheve feministe që mundohet të përcjellë.

Të tjerë komentojnë se Katy Perry duket fantastike në këtë video të veçantë, por nuk e kuptojnë se si po përpiqet të ndihmojë  gratë e tjera me këtë videoklip ku veshjet janë tejet provokuese.

Edhe komentet negative duket se kanë patur një efekt pozitiv për këngëtaren pasi video ka arritur tashmë mbi 7 milionë shikime.
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Muzikë

Marketing