Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Video e re që pretendon se qytetarët e panë 20-vjeçarin të pozicionohej për të qëlluar Trump

Bota  |  15.07.2024 Ora 9:43   
Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump pasditen e së shtunës në Pensilvani ka dalë në dritë, duke ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.
Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.

 “Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, dëgjohen të thonë qytetarët.

“Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë. Sipas Associated Press duke cituar burime sigurie, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, oficeri u tërhoq dhe Crooks qëlloi drejt Trump.


Komentet

Marketing

 

Tjera në Bota

Marketing